TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa sot vjen mo menti i përballjes së Mançester Sitit me PSG-në, Pep Guardiola shprehu admirimin e tij për mikun Luis Enrike, trajnerin rival për të cilin tha se kanë të njëjtat vlera dhe përvoja.
Ndërsa të dy legjendat e Barcelonës ndajnë të njëjtin respekt dhe një filozofi të ngjashme futbolli, kampionët e Anglisë do të përpiqen të frymëzohen nga paraqitja e fundit në Premier Ligë (fitorja 6-0 kundër Ipsuiçit), për të ngjitur shkallët në klasifikimin e Ligës së Kampioneve.
“Unë do të doja që PSG të bënte një ndeshje shumë të dobët, por marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë”, tha Pep në konferencën për shtyp. “Unë dashuroj gjithçka rreth Enrikes”, shtoi tekniku i Sitit, i cili do të përballet për herë të pestë në stol sonte në Paris, ndërsa ky konsiderohet një duel vendimtar për kualifikimin e të dyja skuadrave.
Në përballjet e deritanishme, secili nga trajnerët ka fituar nga dy ndeshje, ndërsa Guardiola tha: “Unë admiroj gjithçka për Luis Enrike, që prej stilit të lojës. Njerëzit mund të kritikojnë mungesën e një numri 9, por PSG mbetet një prej ekipeve më të mira. Luis ka qenë gjithnjë më i mirë në punën e tij se kushdo tjetër. Ne e dimë që duhet ta pranojmë kritikën, është pjesë e profesionit”, shtoi 53-vjeçari.
Ai nënvizoi se i pëlqen shumë të shohë stilin e lojës së PSG-së dhe shprehu admirimin për skuadrën që ka ndërtuar miku i tij: “Është një skuadër shumë e re dhe dinamike. Me Dembelenë, Barkolanë dhe ritmin që vendosin, nuk është kurrë e lehtë që të fitosh këtu. Përtej lidhjes tonë, familjet tona janë shumë pranë. Ne jemi shumë të lidhur. Unë e dua atë, ai na do neve. Kemi një lidhje të pabesueshme në shumë nivele. Mund të mos flasim për periudha të gjata, por kur e shohim sërish njëri-tjetrin, ne jemi të lumtur. Unë e nisa karrierën pak përpara tij. Barcelona e tij ishte një skuadër e pabesueshme. Për PSG-në fitorja mund të mos mjaftojë. Ne e kuptojmë presionin e tyre, e kemi përjetuar edhe vetë”.