SPORT, 16 Prill 2024, 23:08

PSG i jep leksion Barcelonës, e përmbys me katër gola dhe shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve

PSG i jep leksion Barcelonës, e përmbys me katër gola dhe shkon

PSG siguroi pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve me një fitore mbresëlënëse 4-1 përballë Barcelonës në fushën e kësaj të fundit.

Katalanasit kishin fituar 3-2 ndeshjen e parë në transfertë dhe kur shënuan golin të parët me Rafinja, u duk se kishin gjithçka nën kontroll. Por kartoni i kuq i Aruhos shkatërroi planet e Çavit, pasi Dembele gjeti shpejt më pas barazimin para mbylljes së pjesës së parë.

Në të dytën, Vitinja dhe Mbape me penallti kthyen sfidën në favorin e francezëve, të cilët administruan rezultatin deri në fund kur pikërisht sulmuesi francez shënoi edhe golin e rezultatit 4-1 që vulosi praninë në fazën tjetër të turneut.

BARCELONA-PSG 1-4

12′ Rafinja / 40′ Dembele, 54′ Vitinja, 61′ (p), 89′ Mbape.