TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana ka filluar për gatitjet për sfidën me Dinamon. Julian Ahmataj nga dje ka ulur ritmin dhe po përgatitet për sfidën me Dinamon. Ekipi gjatë ditës së djeshme zhvilloi stërvitjen paradite, teksa Ahmataj veç ngarkesës po mendon edhe për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës.
Lajmi i mirë është që vetëm Klevi Qefalija mungon. Pjesa tjetër e futbollistëve është e gatshme për të qenë nga minuta e parë në fushën e lojës. Tre lojtarët e dëmtuar Kozi, Patrik dhe Abdullahu vazhdojnë stërvitjen dhe për momentin i kanë thënë “jo” operacionit.
FORMACIONI – Me një skuadër të plotë edhe pa mungesa, Ahmataj do të ketë luksin që të zgjedhë. Në portë, me shumë mundësi për çështje politike kthehet Abdullahu. Në mbrojtje, katërshja Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe në krahun e majtë Përgjoni. Në mesfushë i zakonshmi Meta, Deliu dhe Lushkja. Në sulm treshja Abazaj, Haxhiu dhe Latifi. Në stol mund të qëndrojë Kaina, ndërsa kthehet edhe Patriku. Skuadra është e plotë para Dinamos dhe kjo është një shenjë e mirë për gjithë grupin.
VITI – Tirana është aty në krye të renditjes së vitit 2023, por sërish nuk arrin të fitojë si skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në 365 ditë. Edhe pse e mbylli kampionatin 2022-2023, me pikë të barabarta me Partizanin, bardheblutë nuk kanë bërë më mirë se të kuqtë.
Në gjithë udhëtimin e tyre kanë grumbulluar 68 pikë, duke u pozicionuar të dytët në renditjen e ndeshjeve të Superiores, me të kuqtë që kanë 70 pikë në vendin e parë. Bardheblutë kanë më shumë fitore se Partizani, por më pak barazime dhe më shumë humbje. Për një gol më pak nuk janë as skuadra më e mirë në sulm.
Me 62 gola janë të dytët pas Egnatias, me 63 gola. Nga ana tjetër janë mbrojtja e tretë më e keqe e vitit kalendarik 2023 me 47 gola të pësuar. Më keq se Tirana në mbrojtje kanë bërë Laçi dhe Erzeni. Llogaritja është bërë në 39 takime të luajtura. Në këtë renditje nuk janë futur ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe Europës.
