TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më në fund pritjes i erdhi fundit. Në minutën e 58-të të ndeshjes në “Stamford Bridge”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja, do të shënonte golin e parë për Chelsean në ndeshjen ndaj Preston për 1/32 të FA Cap.
Topin e ardhur nga krahu i majtë, shtatlarti kuqezi, Armando Broja do të godiste me kokë dhe do ta çonte topin drejt dhe në rrjetë, duke shënuar golin e parë për blutë e Londrës, të cilën më pas do të shënonin edhe Tiago Silvan (66’) dhe Sterling (69’), ndërkohë që ndeshja vazhdon...
Festa e sulmuesit shqiptar e natyrshme, ku nuk mungoi edhe simboli kombëtar i "Shqiponjës". Shikoni golin e sulmuesit kuqezi Armando Broja.
ARMANDO BROJA! ???? pic.twitter.com/8NqJfC4dH8
— Chels HQ (@Chels_HQ) January 6, 2024