SPORT, 9 Shkurt 2024, 21:36

Pritje e ngrohtë nga tifozët e Besiktasit për Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar “shndërrohet në ultras”

Pritje e ngrohtë nga tifozët e Besiktasit për Ernest

Ernest Muçi u prezantua ditën e sotme te Besiktasi.

Sulmuesi shqiptar nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, shkruan Gazeta Express.

22-vjeçari pati një pritje të ngrohtë nga tizoët e klubit turkë në aeroportin e Stambollit.

Siç është bërë zakon nga tifozët e Besiktasit, edhe Muçi iu bashkua brohoritjeve të famshme të tifozëve turk.

Sipas raportimeve, Besiktasi pagoi 10 milionë euro për transferimin e përfaqësuesit të Shqipërisë nga Legia Varshava.