SPORT, 3 Janar 2024, 09:02

Pretendentët për “Final 4”, njihuni me kalendarin e katër skuadrave kryesuese

Pretendentët për “Final 4”, njihuni me kalendarin e

“Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin për vitin 2024 më 12 janar, teksa skuadrat bëhen gati për të hyrë në fazën e tretë të kampionatit.

Deri tani ekipet që ndodhen në zonën e “Final 4” janë Egnatia, Partizani, Tirana dhe Vllaznia. Rrogozhinasit dhe të kuqtë kanë krijuar një distancë sigurie ndaj ndjekësve, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bardheblutë dhe shkodranët.

Tirana do të ndeshet më 12 janar kundër Dinamos në Durrës, një rivali direkt për zonën e “Final 4”, ndërsa Vllaznia e nis Vitin e Ri kundër Kukësit më 14 janar në “Loro Boriçi”.

Partizani pret në “Arenën e Demave” Teutën, ndërsa  Egnatia e nis gjithashtu në shtëpi kundër Skënderbeut, duke shpresuar të mos gabojë sin ë fazën e parë.

Në javën e 20-të, rrogozhinasit udhëtojnë për në transfertën e Kukësit, ndërsa Partizani pret Laçin. Tirana do të luajë sërish në Durës, kësaj radhe kundër Teutës, ndërsa Vllaznia ndeshet në Rogozhinë përballë Erzenit.

Gjërat nuk janë të lehta për asnjë nga skuadrat, pasi një gabim mund t’i kushtojë shtrenjtë një vend në “Final 4”, madje dhe mbijetesën, duke parë që diferenca mes zonës së rënies dhe asaj të “Final 4” është vërtet e vogël.

KALENDARI:

JAVA 19
Dinamo-Tirana                  12.01.2024           17:00
Egnatia-Skënderbeu       13.01.2024           13:30
Partizani-Teuta                 13.01.2024           17:00
Laçi-Erzeni                           14.01.2024           13:30
Vllaznia-Kukësi                  14.01.2024           17:00

JAVA 20
Kukësi-Egnatia                  19.01.2024           13:30
Teuta-Tirana                      19.01.2024           17:00
Erzeni-Vllaznia                   20.01.2024           13:30
Partizani-Laçi                      20.01.2024           17:00
Skënderbeu-Dinamo      20.01.2024           17:00

JAVA 21                               
Laçi-Teuta                           28.01.2024           13:30
Vllaznia-Partizani              28.01.2024           17:00
Tirana-Skënderbeu         28.01.2024           17:00
Egnatia-Erzeni                   29.01.2024           13:30
Dinamo-Kukësi                 29.01.2024           17:00

JAVA 22
Kukësi-Tirana                     03.02.2023           13:30
Partizani-Egnatia              03.02.2023           17:00
Teuta-Skënderbeu          03.02.2023           17:00
Laçi-Vllaznia                        04.02.2023           13:30
Erzeni-Dinamo                  04.02.2023           13:30.