SPORT, 30 Mars 2024, 19:28

Pret ftesë nga Silvinjo, mesfushori shënon gol unik në Kroaci

Pret ftesë nga Silvinjo, mesfushori shënon gol unik në Kroaci

Lindon Selahi është ende në pritje të një ftese nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pasi synon që të vishet përsëri kuqezi. Dhe mesfushori ka “kredencialet” e duhura për ta bërë një gjë të tillë, pasi me skuadrën e Rijekës po marshon drejt titullit kampion në Kroaci.

Selahi ishte protagonisti i fitores së sotme me shifrat 3-0 ndaj Rudes të vendin të fundit në renditjen e kampionatit. Në minutën e 56-të, ishte pikërisht mesfushori shqiptar i cili shënoi me një goditje me një goditje të shkëlqyer nga kufijtë e zonës, për të çuar topin në rretë dhe vulosur fatin e këtij takimi.

Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Selahin, i cili ishte në pritje të transferimit ndaj nuk luajti thuajse dy muaj në dimër. Por tashmë ai është kthyer përsëri pikë fikse në rreshtimin e Rijekës dhe po ndihmon ekipin të marshojë drejt titullit kampion.