SPORT, 16 Nëntor 2023, 15:00

Presidenti i Union Berlin zbulon “prapaskenat”: Fischer nuk dha dorëheqje, as nuk e shkarkova unë

Presidenti i Union Berlin zbulon “prapaskenat”: Fischer nuk dha

Pasi qëndroi për plot 5 vite, në krye të stolit të gjermanëve të Union Berlin, tekniku zvieran Urs Fischer, së bashku me Presidentin e klubit, Dirk Zingler vendosën t’i japin fund, me konsesus, marrëveshjes së bashkëpunimit mes tyre, kjo për shkak edhe të 14 ndeshjeve radhazi pa fitore, mes Kupës, kampionatit e UEFA Champions League.

Në media u konsiderua si shkarkim, mirëpo këtë të enjte, “numri 1” i klubit gjerman, tha se trajneri, i cili siguroi garimet e njëpasnjëshme në Conference League, Europa League dhe Champions League. as nuk dha dorëheqjen, madje as nuk u shkarkua.

“E dija pas dy minutash se si do të përfundonte takimi ynë. Urs Fischer nuk dha dorëheqjen, dhe as nuk u shkarkua. Ne zhvilluam një bisedë të përzemërt dhe shumë emocionuese. Të dy e dinim që ishte një bashkëpunim me një datë skadimi. Dhe ne thjesht e afruam atë datë”,- deklaroi Zigler në lidhje me trajnerin “helvet”.