SPORT, 8 Qershor 2022, 13:30

Prej kohësh në listën e Maldinit, objektivi i Milanit në merkato del hapur: Jam në bisedime me kuqezinjtë

Prej kohësh në listën e Maldinit, objektivi i Milanit në

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për kalimin e Renato Sançesit te Milani. Portugezi prej kohësh ka dhënë miratimin e tij për ndryshimin e skuadrës, teksa menaxheri Zhorzh Mendesh ka përparuar në bisedime me kuqezinjtë. Rroga dhe afatet janë përcaktuar, teksa detaje të lidhura me bonuset janë “pengesa” e fundit.

Portugezit i skadon kontrata me Lilën pas një viti, por francezët nuk bëjnë ulje dhe vijojnë të këmbëngulin për 20 milionë euro në mënyrë që ta lënë të lirë futbollistin. Fillimi i javës së ardhshme do të jetë vendimtar në këtë sens, me “Djallin” që pritet të investojë të paktën 15 milionë euro për shërbimet e mesfushorit që do të ketë detyrën për të fshirë Frenk Kesin nga memoriet milaniste.

Siç thamë, Lila nuk është e prirur për ulje, sidomos në rastin e holandezit për të cilin Njukasëlli është gati të paguajë çdo shifër pa diskutime uljesh. Diferencën, në këtë rast, mund ta bëjë vetë Botmani. Teksa disa ditë më parë nuk pranoi të fliste, tashmë grumbullimi i Holandës U-21, ka ndryshuar mendim, teksa ka deklaruar:

“Jam në bisedime. Uroj që gjithçka të qartësohet përpara se skuadra ime e ardhshme të grumbullohet. Për mua është e vështirë të qëndroj indiferent ndaj këtyre zërave, ndaj shpresoj që gjithçka që qartësohet sa më shpejt”. Këto fjalë tingëllojnë si një rikthim “pasioni” mes tij dhe Milanit, teksa Maldini e Masara do të mundohen të mbyllin gjithçka sa më shpejt pasi edhe Pioli ka nevojë të dijë përbërjen e organikës përpara se të projektojë grumbullimin e 4 korrikut.