SPORT, 4 Mars 2024, 19:55

Prag Genoa, Pavard vlerëson kundërshtarin: Na kanë vendosur disa herë në vështirësi

Prag Genoa, Pavard vlerëson kundërshtarin: Na kanë vendosur disa

Interi përballet sonte me Genoan, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Mbrojtësi i zikaltërve, Benjamin Pavard ka vlerësuar në maksimum skuadrën nga Genoa, në intervistën e dhënë para ndeshjes.

“Si do ta përballojmë ndeshjen? E dimë që është një ekip i komplikuar, na ka vënë në vështirësi. Do të kemi të gjithë mbështetjen e tifozëve tanë për të dhënë maksimumin sonte”.

“Si e përgatitëm fazën e sulmit? Si të gjitha ndeshjet e kemi studiuar mirë. Duhet të kemi një fazë të mirë mbrojtëse dhe ne mbrojtësit duhet të ndihmojmë edhe në sulm”, tha ai.