TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë, por spektakolare, ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Almeria. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me përmbysje në “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të në La Liga. Almeria ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi pas pjesës së parë, pas golave të shënuar nga Largie Ramazani (1′) dhe Edgar Gonzalez (43′).
Por, “Los Blancos” ia dolën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi nga penalltia Jude Bellingham (56′), e më pas edhe Vinicius Junior (67′), për barazimin e shifrave.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Dani Carvajal (90+9′), që shënoi për të ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.
Real Madridi tani ka 51 pikë dhe momentalisht është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Girona, që sonte takohet me Sevillan.
Almeria mbetet në pozitën e fundit (20) me gjashtë pikë të grumbulluara.
Te Almeria ndihen të vjedhur. Skuadra e vendit të fundit të La Liga u mund me përmbysje 3-2 nga Real Madrid, në përballjen që zgjati mbi 100 minuta. Lojtari i Almerias, Gonzalo Melero e ka patur të vështirë të përmbahet pas ndeshjes.
“Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… Disa interpretime, si goli me dorë i 2-2 i Vinicius…” – tha Melero.
I të njëjtit mendim ishte edhe futbollisti tjetër i modestëve spanjoll, Marc Pubill. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim”- theksoi Pubill.
Ish-gjyqtari i La Ligës, Alfonso Perez Burrull ishte shumë i qartë në përcaktimin e polemikës që u zhvillua në Santiago Bernabeu me Hernandez Maeso si protagonist.
“Ka tri veprime të kontestuara dhe me shumë interpretime. Mjaft për mendimin tim që të jetë i pari i arbitrit ai që mbizotëron”, ka thënë Burrull.
Në minutën e 56-të, Real Madrid shënoi nga një penallti e shndërruar nga Jude Bellingham. Një penallti maksimale e protestuar shumë nga Almeria: “Ka një dorë të pastër nga Kaiky, por në një pozicion të natyrshëm për mbrojtësin e Almerias pasi ishte i çekuilibruar”.
Në minutën e 62-të, Hernandez Maeso anulon një gol të Sergio Arribas: “Unë nuk mendoj se VAR mund të vlerësojë nëse ka një faull nga Lopy. Nëse nuk do të kishte fishkëllimë në fushë, goli duhet të kishte qëndruar”.
Në minutën e 67-të arbitri shpalli të vlefshëm golin e Real Madridit: “Në fushë ai thekson se Vinicius e jep topin me krah dhe më pas goli pranohet pas konsultimit me VAR. Nuk e kuptoj këtë vendim”, ka shtuar më tej Maeso.