TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur me shifrat 4-1 Vijarealin, në një duel të dominuar nga skuadra e Karlo Ançelotit.
Për të zhbllokuar sfidën mendoi “bomberi” Bellingam, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të pas asistit të Modriç. Ky ishte goli i 13-të në 15 ndeshje në kampionat për yllin anglez, i cili kryeson listën e golashënuesve në La Liga.
Në minutën e 37-të ishte radha e Rodrigo për të dyfishuar shifrat, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Në minutën e 54-t, miqtë tentuan të rihapnin sfidën me golin e Morales, por vetëm kaq, pasi madrilenët shënuan edhe 2 herë të tjera me Brahim Diaz në minutën e 64-t dhe Luka Modriç në të 68-ën.
Ky ishte triumfi i 13-të në 17 javë për Ralin, që ka marrë përkohësisht kreun e La Ligës, ndërkohë që Girona do të luajë ditën e nesërme ndaj Alavesh.
