SPORT, 18 Mars 2025, 15:15

Po rikuperohet më shpejt se sa pritej, Flik duhet të zgjedh mes Ter Shtegen dhe Sheznit për Championsin

Po rikuperohet më shpejt se sa pritej, Flik duhet të zgjedh mes Ter

Portieri i Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen po rikuperohet më shpejt se sa pritej. Ai u dëmtua në shtator dhe prognoza ishte se sezoni i tij kishte përfunduar, por tashmë është e sigurt që së shpejti do të jetë gati të qëndrojë mes shtyllave.

Por aktualisht ai nuk është i regjistruar në skuadrën e Barçës në Ligën e Kampioneve dhe nëse dëshiron të rikthejë gjermanin në skuadër, klubit do të duhet të anulojë regjistrimin e polakut Shezni.

Rregullat e UEFA-s thonë se Barça mund të rikthejë Ter Stegen vetëm nëse ç’regjistron lojtarin që e zëvendësoi.

Tashmë pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim teksa rikujtojmë që Ter Stegen është gjithashtu kapiten i blaugranave dhe pjesë e klubit që nga viti 2014.