SPORT, 6 Mars 2024, 19:53

Pikantet e Egnatia-Laçi/ Tetova i drejtohet gjyqtarit Hamiti: Pse i jep zemër kot

Pikantet e Egnatia-Laçi/ Tetova i drejtohet gjyqtarit Hamiti: Pse i jep

Ndeshja mes Egnatias dhe Laçit, që luhej pa tifozë, pati disa momente pikante...

* Zejnullai shkoi të godiste penalltinë për Egnatian, por pastaj u tregua altruist, duke ia dhënë Aleksit.


* Trajneri Tetova i tërhoqi vëmendjen arbitrit Hamiti në një moment, kur ky i fundit nuk dha një pozicion jashtë loje. “Vërshëlle o Hamit, pse i jep zemër kot”, -u shpreh Tetova.

* Lojtari i stolit të Egnatias, Irdi Morina shkoi të shikonte pamjet tek ekrani i VAR-it, Hamiti e pa dhe e ndëshkoi me karton të verdhë lojtarin rrogozhinas.

* Barjamaj ndërhyn pa top ndaj Ibrahimoglu. Hamiti shkon të shohë pamjet në VAR, zyrtarët e Egnatias i drejtohen: “Lëre o arbitër, se mbaroi loja”.