SPORT, 17 Mars 2025, 19:31

Pësoi aksident të rëndë me makinë, sulmuesi i Premier League: Do i rikthehem futbollit

Pësoi aksident të rëndë me makinë, sulmuesi i Premier

I intervistuar nga BBC, lojtari i West Ham, Michael Antonio foli për rikthimin e tij në normalitet pas aksidentit të 7 dhjetorit.

“A do të luaj sërish futboll? Po, 100%. Unë do ta luaj përsëri. Kjo është ajo që unë fokusohem dhe kjo është arsyeja pse stërvitem gjashtë ditë në javë. Këtë situatë e kam parë gjithmonë pozitivisht. Është një aksident i tmerrshëm dhe lëndimet janë të rënda.

Njerëzit gjithmonë kanë dyshuar tek unë. Gjithmonë kam besuar në forcën time mendore dhe kjo është vetëm një tjetër pengesë, e cila nuk do të më ndalojë.”