SPORT, 3 Dhjetor 2023, 20:10

Përsëritet historia në derbi, tifozët godasin futbollistë në fushë me copa stolash

Përsëritet historia në derbi, tifozët godasin

Përsëritet historia në derbi. Tifozeritë e kanë të pamundur që të heqin dorë nga goditjet e lojtarëve në fushë me sende, kryesisht me copa stolash. Kjo ndodhi edhe sonte pas shënimit të golit të Tiranës.

Fillimisht janë tifozët e kuq që godasin kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski. Fatmirësisht sendi e kapi mbrojtësin në sup duke evituar kokën.

Në kahun tjetër janë tifozët e Tiranës që hedhin sende mbi portierin e kuq, Pano Qirko, duke e goditur “gardianin” në këmbë.