SPORT, 18 Shkurt 2025, 14:06

Përmbysje ndaj Juventusit, trajneri i PSV: Japim shpirtin në fushë

Përmbysje ndaj Juventusit, trajneri i PSV: Japim shpirtin në

Peter Bosz, trajneri i PSV Eindhoven ka folur në prag të ndeshjes kundër Juventusit, e vlefshme për play-off të Champions League.

“Jemi ende në garë në Champions League, në ligë dhe në kupë. Sigurisht që është diçka jo e mirë për një klub si PSV-në të humbasë kaq shumë pikë. Ne po analizojmë situatën.

Na takon neve ta ndryshojmë situatën. Përpiqem t’i analizoj gjërat nga pikëpamja profesionale dhe të mos rrëmbehem nga gjëra të tjera.

Sigurisht që do të jetë një ndeshje ndryshe nga ndeshja e parë. Na  duhet të fitojmë me të paktën një gol diferencë. Ne luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë”- tha Bosz. Takimi i parë ka përfunduar 2-1 për Juventusin.