TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli vuan, por në fund del me pikët e plota nga ndeshja me Veronën. Kampionët e Italisë fituan 2-1, në një sfidë që rezultoi mjaft komplekse.
Madje, të parët kaluan në avantazh veronezët me Coppola-n, në minutën e 72-të. Skuadra e Mazzarrit vendosi ekuilibrat e përkohshëm me Ngonge, përpara se gjeorgjiani Kvara të fuste në kasafortë 3 pikët.
Napoli i vendit të shtatë, në ndeshjen tjetër do të përballet në transfertë me Milanin. Verona e vendit të 18-të do të luajë jashtë ndaj Monzës.