SPORT, 27 Mars 2024, 20:10

Përgatitjet për ndeshjen ndaj Juventusit, dy lojtarë mund të rikthehen në grupin e Lazios

Përgatitjet për ndeshjen ndaj Juventusit, dy lojtarë mund të

Lazio vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Juventusit, takim ky i programuar për në  fundjavë.

Trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Tudor mund të buzëqeshë pasi Patric është rikthyer në grup ndërsa Luca Pellegrini  ka vijuar përgatitjet në mënyrë të diferencuar.

Lacialët deri më tani kanë grumbulluar 43 pikë, pas 29 ndeshjesh në kampionat. Në 5 ndeshjet e fundit, skuadra është mposhtur 3 herë, ndërsa ka marrë 2 fitore.