SPORT, 13 Janar 2025, 14:01

Përforcohet Tirana, bardheblutë afrojnë mesfushorin

Përforcohet Tirana, bardheblutë afrojnë mesfushorin

Tirana ka firmosur me Rafael De Freitas Silva. Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarizimin e mesfushorit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24-vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu.

Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu”, shkruan klubi. 24-vjeçari është aktivizuar në Liga Portugal 2, në radhët e Leixoes.