SPORT, 15 Nëntor 2023, 19:15

Pas betejës ligjore, ish-bashkëshortja i “përgjysmon” pasurinë sulmuesit ganez

Pas betejës ligjore, ish-bashkëshortja i “përgjysmon”

Gjykata e Ganës urdhëroi Asamoah Gyan, një ish-yll i kombëtares së atij vendi, t'i jepte dy shtëpi, dy makina dhe një pikë karburanti ish-bashkëshortes së tij, përveç një shume prej rreth 2 mijë eurosh në muaj.

Sipas ‘BBC’, çështja është fakti që Asamoah Gyan nuk e pranonte që tre fëmijët e ish-çiftit i përkisnin atij. Megjithatë, një test i ADN-së vërtetoi se versioni i ish-lojtarit, tashmë 37-vjeçar, nuk ishte i vërtetë, që do të thotë se ai tani e tutje do të duhet të japë ndihmë financiare.


Kujtohet se Asamoah Gyan i dha fund karrierës së tij në qershor të këtij viti, pasi realizoi 109 paraqitje për vendin e tij, gjatë të cilave shënoi 51 gola. Gyan ishte i martuar me Gifty Gyan dhe së bashku, kishin tre fëmijë, përkatësisht, Rafael Gyan, Frederick Gyan, Floyd Gyan.