TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhovani Kolela është trajneri i ri i Partizanit.
Italiani, i cili ka drejtuar më parë edhe Apoloninë, u zyrtarizua ditën e sotme dhe merr vendin e Dritan Mehmetit.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55-vjeçari italian, i cili do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.
Kështu, Kolela nis punën për të përgatitur Partizanin për sezonin e ri duke marrë drejtimin e të kuqve më pak se dy javë nga fillimi i tij, që padyshim do të krijojë jo pak probleme në skicimin e ekipit të paktën sa u përket javëve të para të kampionatit.