SPORT, 10 Qershor 2022, 13:15

Partizani zyrtarizon trajnerin e sezonit të ri, ndryshon shteti për fazën përgatitore

Partizani zyrtarizon trajnerin e sezonit të ri, ndryshon shteti për

Partizani ka komunikuar zyrtarisht se Dritan Mehmeti do të jetë në stolin e ekipit për sezonin e ri.

Të kuqtë konfirmojnë se nesër nisin përgatitjet për Conference League në kompeksin “Partizani”, ndërsa në datën 15 qershor ekipi do të udhëtojë drejt Sllovenisë për përgatitje, aty ku do të ketë edhe teste miqësore.

Nëse vite më parë Ohri ishte i preferuari, tanimë Demat do të udhëtojnë drejt Sllovenisë.

Ekipi nis të shtunën përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023.

Në 11 qershor në “Kompleksin Sportiv Partizani” skuadra do të zbresë në fushë në drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit teknik për të nisur përgatitjet në kuadër të pjesëmarrjes në kompeticionin evropian Ligës së Konferencës. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 18:00.

Ekipi do të qëndrojë në kryeqytet deri në datën 14, ndërsa në 15 qershor udhëton drejt Sllovenisë, vend në të cilin do të kryej fazën përgatitore.

Gjatë qëndrimit në Slloveni skuadra ka programuar të luaj edhe tre ndeshje miqësore.