SPORT, 3 Shkurt 2024, 10:04

Partizani pa tre titullarë, ja plani i Shehit kundër rrogozhinasve

Partizani pa tre titullarë, ja plani i Shehit kundër rrogozhinasve

Mesditën e djeshme Partizani mbylli përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Egnatias në orën 16:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Trajneri Shehi i zbriti të gjithë në fushë në orën 11:00, përfshirë edhe mbrojtësin Bozho Mikuliç, i cili kreu dje stërvitjen e parë me fanellën e ekipit kampion. Ajo që u vu re më së shumti ishte shtatlartësia e tij dhe kontrasti që bënte me pjesën tjetër të skuadrës.

Me skuadrën dje u stërvitën edhe Bintsuka dhe Mehmeti, me këtë të fundit, që do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e nesërme. Në këtë përballje mungesat janë dy. Murataj ka plotësuar numrin e katër kartonëve dhe është i pezulluar, ndërsa Keko po kuron këmbën e infektuar për shkak të plagës që i kanë hapur këpucët e futbollit. Mikuliç pritet ta shohë ndeshjen nga tribuna, teksa pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për lojë.

FORMACIONI – Ndaj Egnatias mbrojtja nuk pritet të mos ketë asnjë ndryshim, me Sembene, që fiton sërish duelin me mbrojtësit e tjerë. Në mesfushë janë problemet më serioze, pasi mungon Murataj dhe Mehmeti nuk mund të luajë nga minuta e parë.

Krah Rrapajt dhe Magetit pritet të luajë i riu Ismaili, i transferuar së fundmi nga Gjilani. Në sulm mungojnë Keko dhe Bintsuka, teksa dilema është në qendër, aty ku mund të startojë një mes Skukës dhe Mensah.

Shanset më të mëdha janë që ta nisë dibrani dhe në të dytën të aktivizohen Mensah apo Mba, i cili gjithashtu po rritet sa i përket gjendjes fizike. Taipi dhe Cara priten në krahë.

Partizani pa tre titullarë, ja plani i Shehit kundër rrogozhinasve