TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhani de Biazi prej një muaji nuk drejton më Azerbajxhanin dhe vëmendja e tij tashmë është te kampionati italian.
Lidhur me garën e titullit në Serinë A, trajneri që çoi Shqipërinë në Evropianin e vitit 2016 ka deklaruar” “Është një duel që e ka fillesën nga fillimi i sezonit, Interi dhe Juventusi kanë realizuar shumë pikë dhe do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund.
Për mendimin tim, Juventusi ka ndryshuar lojën e tij, më parë kishin një fazë të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme mbrojtëse, por prej një muaji kam parë një evolucion në lojën e tyre dhe kjo më bën të mendoj se kjo është një skuadër e gatshme për të bezdisur Interin deri në fund.”