SPORT, 4 Gusht 2022, 16:39

Paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares në takimet miqësore, Asllani bind Inzagin

Paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares në takimet miqësore,

Kristjan Asllani duket se po arrin që ditë pas ditë me anë të paraqitjeve të tij të ngjisë me shpejtësi shkallët në hierarkinë e mesfushës së Interit.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, duke parë paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares në stërvitje dhe takimet miqësore të zhvilluara, tekniku Simone Inzagi ka vendosur që ai të jetë alternativa e parë nga mesfushorët e tjerë zëvendësues duke kaluar kështu si preferencë e teknikut përpara një tjetër transferimi si Henrik Mikitarjan.

Kjo zgjedhje e trajnerit do të thotë që Asllani do të ketë një minutazh të shtuar gjatë sezonit të ardhshëm ku do të preferohet ndaj alternativave të tjera për të zëvendësuar treshen bazë të mesfushës që përbëhet nga Barela, Brozoviç dhe Çalhanoglu.