TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti ishin titullarë në duelin mes Interit dhe Atalantës që u fitua nga skuadra e Inzagit me rezultatin 4-0.
Të dy futbollistët shqiptarë zhvilluan paraqitje dinjitoze, teksa qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit. Asllani në fund të sfidës u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7 ndërsa Berat Gjimshiti me notën 6.5.
Mbrojtësi i Kombëtares fitoi plot 6 nga 8 duelet me kundërshtarët, ndërsa për sa i përket statistikave të Asllanit, bien në sy pasimet e sakta, plot 75 nga 77 në total.
