TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbyllet pa fitues ndeshja më e rëndësishme e javës së 18-të të Premier Leagues mes Arsenalit kryesues dhe Liverpulit të vendit të dytë. Takimi i zhvilluar në “Anfield” dhuroi emocione të shumta dhe spektakël, por jo një fitues, teksa rezultati final ishte 1-1.
Kësisoj skuadra e Artetës qëndron në majë të “pemës” para Krishtlindjes. Kuptohet, më të zhgënjyer nga ky rezultat mbetën vendasit e Liverpuli, që nuk mundën të shfrytëzonin faktorin fushë për t’ia marrë vendin e parë Arsenalit.
Takimin e zhbllokoi Gabriel Zhezus, pas një goditjeje të lirë të ekzkeutuar nga Odegard, ndërsa për Livepulin barazoi Salah.

Duelin e radhës Arsenali do ta zhvillojë më 28 dhjetor në shtëpi ndaj Uest Hem-it, ndërkohë që Liverpuli luan në transfertë ndaj Bërnlit më 26 dhjetor.
FT
LIVERPUL 1-1 ARSENAL
29′ Salah/ 4′ Gabriel.
