TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani analizoi fitoren 0-1 ndaj Skënderbeut.
Ai tha se fitoi loja defensive.
“Sigurisht që kjo loja që thoni cinike, na dha rezultatin. Prapë dhe sot e fitoi loja defensive. Patëm disa raste, kundërshtari pati raste më të mira. Megjithatë, bravo u qoftë djemve për angazhimin. Sigurisht, jemi afër, 2 pikë është diferenca. Duhet të sulmojmë dhe vendin e parë. Me angazhimin e Çobës, na duhej një lojtar i krahut për shpejtësinë. Barrën më të madhe e kanë lojtarët që kanë luajtur. Titullin kampion? Jo Qatip Osmani. Nuk jam unë që do e sjellë, por lojtarët. Ne do të bëjmë çmos” – tha ai.