TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi barazimin 1-1 me Partizanin. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).
Tri pikë mbetet distanca mes këtyre dy skuadrave, respektivisht të renditura në vendin e dytë dhe të tretë.
“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme”, u shpreh fillimisht Qatip Osmani.
Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj?
“Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.”
Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë?
“Ne luajtëm një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”