SPORT, 7 Dhjetor 2023, 14:37

Osmani, Kapllani, Dallku e Lika, sa shumë trajnerë të rinj u diplomuan me UEFA PRO

Osmani, Kapllani, Dallku e Lika, sa shumë trajnerë të rinj u

Shumë emra të njohur të futbollit shqiptar janë diplomuar në kursin e UEFA PRO në FSHF për trajnerët e rinj.

Në një foto shihen se ish-futbollistët e Kombëtares: Edmond Kapllani, Armend Dallku, Gilman Lika dhe Tefik Osmani kanë marrë licencën për të trajnuar.

Gjithashtu aty bëjnë pjesë trajnerë nga futbolli vendës si: Febron Ziu, Emiljano Çela, Bekim Kuli, Sebino Plaku, por edhe trajnerë nga Kosova si: Tahir Batatina, Tahir Lushtaku, Ramiz Krasniqi dhe Sami Sermaxhaj.

Të pranishëm mes tyre janë edhe zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta dhe ish-sulmuesi i Teutës kampione në vitet 1994, Alvaro Zalla.