SPORT, 17 Prill 2024, 19:47

Oliver Kahn vendos në “peshore” Bayern: Përveç Manchester Cityt, asnjë ekipi më i mirë se ata

Oliver Kahn vendos në “peshore” Bayern: Përveç

Oliver Kahn, “ikona” e Bayern pati vetëm fjalë të mira për bavarezët.

“Thomas Tuchel udhëhoqi PSG-në drejt finales së Ligës së Kampionëve. Ai gjithashtu e fitoi Championsin me Chelsean, por ka ende shumë probleme në Mynih.

Bayer Leverkusen luajti një sezon të jashtëzakonshëm dhe kjo ishte mënyra e vetme për të ndaluar dominimin e Bayernit. Por për mendimin tim, përveç Manchester Cityt, asnjë skuadër aktualisht nuk ka një listë më të mirë lojtarësh se Bayern Munich”, – tha ai.