TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ka bërë disa lëvizje gjatë merkatos së janarit, me afrimin e Alberto Kostas në mbrojtje, apo edhe të Kolo Muanit në sulm. Megjithatë, nga klubi bardhezi mund të ketë edhe largime dhe duket se i pari do të jetë një emër i papritur.
Andrea Kambiaso, anësori i Juventusit i cili është kthyer në një titullar te bardheiznjtë, mund të jetë emri i parë që i jep lamtumirën që në janar skuadrës italiane. Mançester Siti është klubi që interesohet për futbollistin italian dhe raportohet se po bën gati një ofertë të parefuzueshme për lojtarin 24-vjeçar.
Anglezët janë gati të ofrojnë rreth 60-65 milionë euro, që do të ishte një shifër mëse e kënaqshme për Juventusin. Gjithsesi, klubi italian po mundohet të rritë vlerën e futbollistit, pasi “Sky Sport” raporton se për të ka interesim edhe nga Bajern Mynih. Oferta angleze është tunduese për lojtarin, pasi i është vënë përpara një kontratë pesëvjeçare me të drejtën e zgjatjes edhe një tjetër edicion, me një rrogë ndjeshëm më të lartë se ajo që përfiton te Juventusi.