SPORT, 7 Shkurt 2024, 20:29

Ofertë për Sokol Çikalleshin, një tjetër klub turk pranë transferimit të sulmuesit të Kombëtares

Ofertë për Sokol Çikalleshin, një tjetër klub turk

Sokol Çikalleshi nuk u grumbullua në duelin e Kupës që Koniaspori arriti përballë Sivasporit në shtesë, ku mungonte dhe Rei Manaj.

Sipas mediave turke, Koniaspori ka marrë një ofertë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Aventura e tij mund të jetë sërish në Turqi, kësaj radhe te Rizespor, që duket se është shumë afër të bindë Çikalleshin për të firmosur me ta.