SPORT, 28 Shkurt 2024, 15:49

“Nuk më motivon”, ish-trajneri i Gjermanisë “injoron” Bayern Munich

“Nuk më motivon”, ish-trajneri i Gjermanisë

Joachim Low, kampion bote me Gjermaninë në Brazil 2014, është pa skuadër që nga viti 2021, kur u largua nga kombëtarja e Gjermanisë. Së fundmi, emri i tij është përfolur si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Bayern Munich. 64-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në aksion pas më shumë se dy vitesh mungesë. Megjithatë, e ka bërë të qartë se oferta që kërkon ende nuk i ka mbërritur dhe në çdo rast nuk do ta lidhte me Bayernin, por me ndonjë kombëtare.

“Klubet nuk më motivojnë. Bayern ndoshta nuk është i interesuar për mua si trajner, as unë nuk do të isha i interesuar për Bayern. Kam qenë trajner i ekipit kombëtar këtu, në Gjermani, për një kohë të gjatë. Sigurisht, klubet janë një opsion shumë i mirë, por për mua nuk përbëjnë më motivim.

Një objektiv për mua është Botërori i radhës, që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Kjo ide më duket emocionuese”, është shprehur ndër të tjera Low.