TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kilian Mbape do të largohet nga PSG për shkak të premtimeve të dështuara të bëra nga presidenti i klubit Naser Al-Kelaifi. Kjo është arsyeja, sipas “L’Equipe”, që Mbape thuhet se u ka thënë parisienëve se do të largohet në verë pas skadimit të kontratës.
Presidenti nuk i mbajti premtimet e bëra Mbapes. Si rezultat, fituesi i Kupës së Botës 2018 do largohet këtë verë dhe Real Madridi duket se do ta marrë me kosto zero. Ylli francez megjithatë, tashmë e ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së parisienëve. 25-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit.
Mbape ka shënuar 250 gola dhe ka dhënë 106 asiste në 297 paraqitje për gjigantët e Ligës 1 në të gjitha kompeticionet. Këtë sezon, pavarësisht pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij, Mbape ka qenë fenomenal, duke realizuar 38 gola dhe duke dhënë tetë asiste në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.