SPORT, 22 Shkurt 2025, 12:06

Nuk ka paqe! Wanda Nara i kërkon 500 mijë euro për vajzat, Icardi e akuzon për rrëmbim

Nuk ka paqe! Wanda Nara i kërkon 500 mijë euro për vajzat, Icardi

Wanda Nara dhe Icardi nuk duket se do të gjejnë qetësi bashkë. Më 11 mars do të ketë një seancë gjyqësore, që do vendosë për divorcin e dyshes që prej kohësh po zhvillon një “luftë”.

Pas 11 viteve martesë, Wanda Nara dhe Icardi do të ndahen përfundimisht. “Corriere della Sera” ka zbuluar kërkesat e Wanda Narës.

Kjo e fundit pret 500 mijë euro çdo muaj, që do të shkojnë për të dhe për dy vajzat që kanë bashkë. Nga ana tjetër Icardi ka plotësuar kallëzim penal për Vanda Narën.

Sulmuesi pretendon se vajzat e tyre, 9 dhe 10 vjeç, janë rrëmbyer nga e ëma pasi kanë qëndruar në Argjentinë pa pëlqimin e tij.