TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli mposhti Çelsin me rezultatin 4-1 në duelin e zhvilluar në “Anfield” dhe të vlefshëm për javën e 22-të të Premier Ligës. Një triumf bindës ky i të kuqve të Jyrgen Klop që vijojnë marshimin drejt titullit kampion.
Vendasit e dominuan thuajse të gjithë takimin, duke vendosur diktatin në fushën e lojës përballjë një Çelsi të pafuqishëm.
Diego Zhota, Bradli, Sobozlai dhe Luiz Diaz ishin autorët e golave për Liverpulin, ndërkohë që Darvi Nunjez shpërdoroi një 11-metërsh.
Golin e vetëm për Çelsin e shënoi Nkunku. Për sa i përket Armando Brojës, sulmuesi shqiptar nuk u preferua asnjë minutë në këtë përballje, duke qëndruar në stol.
Ky ishte suksesi i tretë radhazi dhe i 15-ti në kampionat për Liverpulin që mban vendin e parë, ndërkohë që Çelsi është pozicionuar në vendin e 10-të me 9 fitore 4 barazime dhe 9 humbje. Sfidën e radhës Liverpuli e luan në transfertë ndaj Arsenalit, teksa blutë e Londrës presin Uolvesin në shtëpi.
FT LIVERPUL-ÇELSI 4-1
Zhota 23′, Bredli 39′, Sobozlai 65′, Luiz Diaz 79′ / Nkunku 71′.