TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të parë në këtë sezon me fanellën e Çikagos.
Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi me penallti në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 32-vjeçari mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi duke dërguar topin në një krah dhe portierin nga krahu tjetër.
Megjithatë, Shaqiri nuk mundi të festonte plotësisht pasi skuadra e tij u mposht me shifrat 2-1.
Ky është sezoni i tretë për Xherdanin në Amerikë aty ku u transferua në vitin 2022 nga Lioni.