TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e 28-të e Abissnet Superiore prodhoi shumë rezultate befasuese, siç ishin humbja e Egnatias dhe Vllaznisë, por mbi të gjitha edhe disa statistika interesante. Për sa i përket notave të skuadrave të vendosura nga “Panorama Sport”, Kukësi, Skënderbeu, Teuta dhe Tiranë qëndorjnë në TOP 4-she me notën 8, ndërkohë që Partizani, Vllaznia dhe Egnatia “ngelin në klasë”. Nuk mungojnë as formacioni më i mirë dhe më i dobët:
KUKËSI 8- Ekipi që dukej i pashpresë për opinionin futbolldashës në vend, jo vetëm që nuk ka dorëzuar “armët”, por vazhdon të befasojë nga java në javë. Këtë herë ka mundur plot meritëVllazninë, që vinte pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Meriton komplimente për atëçfarë ka dhënë në fushë ndaj shkodranëve.
SKËNDERBEU 8 – Korçarët kanë dominuar ekipin që kryeson renditjen e Superiores. Kanë shënuar dy herë dhe kanë merituar 3 pikët, të cilat i mbajnë në pozicione të favorshme për “Final 4”. Skuadër solide dhe simpatike në lojë.
View this post on Instagram
TEUTA 8 – Duhej të fitonte dhe arriti të fitonte. Teuta ia ka dalë të kalojë me sukses një ndeshje të vështirë në një moment shumë delikat për të. Goli i fitores ishte për kornizë për skuadrën e Martinit.
TIRANA 8 – Derbi të ringjall dhe Tirana nuk e humbi rastin. Pas një periudhe të vështirë, skuadra bardheblu doli mbi krizën dhe mori tri pikë që shtojnë shanset e “Final 4”, duke shënuar tre gola kundër Dinamos, siç ka bërë edhe në dy ndeshje të tjera ndaj saj.
LAÇI 5.5 – Një pikë ndaj një rivali direkt vlen gjithmonë dhe aq mëtepër në një ndeshje transferte. Laçi e mori atë pikë dhe në krahasim me ndeshjet e tjera, kundër Erzenit luajti më mirë dhe krijoi raste shënimi.
ERZENI 5.5 –Vazhdon të vuajë për të marrë pikë tëçmuara mbijetese, por të paktën nuk humb ndaj një rivali direkt.
DINAMO 5 – Në një moment të mirë të saj dhe më e freskët fizikisht se kundërshtari, Dinamo del pa pikë. Krijon volum loje dhe raste, që i shpërdoron me shumë lehtësi dhe në anën tjetër ndëshkohet me shumë lehtësi. Mungon ekuilibri.
PARTIZANI 4 – Humbet një rast të mirë për të kërcënuar dy skuadrat që kryesojnë renditjen. Mungesë stabiliteti në rezultate dhe pak lojë e prodhuar.
VLLAZNIA 4 – Ndeshje për t’u harruar në Kukës, ku kundërshtari ishte më lart në të gjitha drejtimet. Gabime të theksuara në mbrojtje nga skuadra që kishte një ecuri për t’u pasur zili dhe asgjë e bukur për t’u mbajtur mend nga ajo transfertë.Vllaznia tregoi se ka edhe pika të dobëta.
EGNATIA 4 – Ulja e ritmit që ka nisur prej shumë kohësh po e dëmton javë pas jave skuadrën që kryeson renditjen e Superiores. Në Korçë ishte hija e vetvetes gjatë pjesës së parë, duke u ndëshkuar me dy gola që vendosën fatin e ndeshjes. Reagimi më pas nuk ka vlerë, sepse rezultati nuk ndryshon. Mungesa e fitores po fillon ta stresojë skuadrën rrogozhinase.
