SPORT, 10 Prill 2024, 11:00

Notat e Realit të Madridit, ja cilët ishin më të mirët dhe më pak të vlerësuarit ndaj Sitit

Notat e Realit të Madridit, ja cilët ishin më të mirët

LUNIN 5 – Mbrëmja e tij e madhe filloi duke pësuar një gol të dhimbshëm. Bernardo Silva e befason në një faull pa rrezik të dukshëm. Rikuperon me personalitet duke shmangur 0-2 të Halandit dhe me disa pritje të mira në pjesën e dytë.

KARVAHAL 6 – Përpiqet si gjithnjë për t’u vendosur në sulm dhe për të përfituar nga forca e tij për t’i dhënë një dorë ekipit. Ka vuajtur pak nën presionin e Grilish, por në terma të përgjithshëm ai ka arritur ta mbajë pozicionin me një farë autoriteti.

RYDIGER 6.5 – Ai pati disa probleme në fillim me Halandin, i cili kishte në këmbët e tij rastin për golin e dytë të Sitit. Pastaj gjermani vendosi rregull në mbrojtje dhe Madridi ishte më i fortë, duke vuajtur më pak në prapavijë.

TÇUAMENI 6 – Iu deshën dyzet sekonda për të parë një karton të verdhë që do ta pengojë atë të luajë ndeshjen e kthimit pas një faulli ndaj Grilish. Më pas qetësohet, duke i dhënë një dorë Rydigerit në qendër të mbrojtjes.

MENDI 7 – Ka mbrojtur pa probleme “parcelën” e vet në të majtë. Gjatë gjithë takimit ka qenë mjaft solid dhe i vëmendshëm duke anuluar aksionet e Sitit nga krahu i tij. Jo më kot problemet Relait i kanë ardhur nga anë të tjera.

KAMAVINGA 6.5 – Vendimtar në barazimin 1-1 me një gol me fat me një goditje nga jashtë zonës që pasi goditi Ruben Días, befasoi Ortegën. Ai ka vënë shumë energji dhe shumë intensitet në presionin e Madridit dhe ka bërë disa tranzicione të mira për të dalë nga prapa.

KROS 6 – Shumë i ruajtur në pjesën e parë. Gradualisht mori kontrollin e lojës, të paktën në shpërndarjen e topave. Por përsëri shfaqi dobësi në pjesën e dytë, duke i lënë vendin Modriç.

Nga 71′ MODRIÇ – pa notë.

BELLINGAM 5 – Në pjesën e parë thuajse anonim në fushë. Pas pushimit, u duk se u zgjua, por sërish nuk ishte në nivelin e pritur prej tij. Anglezi ka humbur pak shkëlqimin. RODRIGO 7.5 – Në fushë ishte për 70 minuta, por për minutat që luajti ishte lojtari më i mirë i Realit. Jo vetëm për golin e 2-1 të përkohshëm, por për të gjithë volumin e lojës. Ndoshta lodhja e detyroi Ançelotin ta nxirrte nga fusha.

Nga 71′ BRAHIM DIAZ – pa notë.

VINICIUS 7 – I pandalshëm dhe vendimtar. Ai asistoi në dy nga tre golat e Madridit. Ishte një dhimbje koke për Sitin. Punëtor dhe shumë frikësues me shpejtësinë e tij. Mund të kishte marrë një notë më shumë nëse nuk do të kishte shpërdoruar ndonjë rast më shumë.

Nga 85′ HOSELU – pa notë.

KARLO ANÇELOTI 6.5 – Ai doli me gjithçka në kërkim të goditjes në “Bernabeu”. Skuadra u rikuperua mirë pas golit të Sitit në minutën e dytë. Tentoi deri në fund për ta fituar takimin.