SPORT, 13 Janar 2024, 14:30

Nojeri 500 ndeshje me bavarezët, Tuhel kërkon akoma më shumë nga skuadra: Nuk jemi aty ku duhet

Nojeri 500 ndeshje me bavarezët, Tuhel kërkon akoma më shumë

Manuel Nojer ia doli me sukses të përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Bajernit të Mynihut, e konkluduar ndaj Hofenhaimit në shtëpi. Kjo e dhënë përfshin të gjithë prezencat e 37-vjeçarit me rekordmenët e Gjermanisë, duke nisur me Bundesligën, Ligën e Kampionëve, Kupën, Superkupën e Gjermanisë, Botërorin e klubeve, Superkupën e Europës.

Numri “1” në “Allianz Arena” zbarkoi te kampionët në vitin 2011 nga skuadra e Shalkes dhe prej asaj periudhe, ka fituar nga shumë “kolegë” dhe analistë të futbollit, të cilët e kanë konsideruar si portierin më të mirë në botë.

Me Bajernin, Nojeri ka marrë çdo trofe të mundshëm, ku së fundmi klubi i zgjati kontratën me një vit, e cila nënkupton se lamtumira me skuadrën më të titulluar në Gjermani po afron.

“Patëm disa elementë pozitiv në lojë, por nuk ishim aq të lirshëm sa duhej. Numri i goditjeve në kuadrat flet qartë se ekipi shtyn shumë mirë drejt sulmit, por konkretizimi duhet të jetë më efikas në sigurimin e fitores. Nëse do të zgjedh mes performancave në stërvitje dhe kësaj ndaj Hofenhaimit, padyshim i qëndroj të parës. Ndonjëherë ishim mirë taktikisht, ndonjëherë jo. Kemi ende punë për të bërë dhe jam i vetëdijshëm kur ekipi çalon në momente të caktuara”, e mbylli trajneri.