TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Europian do të sh kojnë vetëm 23 futbollistë dhe padyshim që Silvinjo nuk do e ketë të lehtë për të përpiluar listën finale që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë turne. Edhe pse jemi ende herët dhe 5 muaj përpara, për shumë lojtarë do të jetë e rëndësishme forma që do të kenë kur të afrohet kompeticioni apo edhe dëmtimet që urojmë që të mos ketë. E njëjta gjë vlen edhe për sulmuesit e Kombëtares.
Në këto kualifikuese, trajneri brazilian ka grumbulluar Sokol Cikalleshin, Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Mirlind Dakun, Armando Sadikun, Marvin Çunin dhe Armando Brojën, me këtë të fundit që nuk luajti për shkak dëmtimi. Përveç formës, një kriter që patjetër do të ketë rëndësinë e tij, është edhe numri i golave të shënuar. Megjithatë kjo pjesë është relative, pasi koeficienti i vështirësisë nuk është i njëjtë për të gjithë. Dikush luan në një kampionat më të fortë dhe dikush në një kampionat të lehtë.
CIKALLESHI-MANAJ
Gjithsesi, nëse do të shkrepim një foto në këto momente, do të shohim se Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj kanë shënuar nga 8 gola dhe kryesojnë listën, të dy i kanë shënuar në Superligën turke, respektivisht për Koniasporin dhe Sivasporin. Cikalleshi ka luajtur 15 ndeshje teksa ka dhënë edhe dy asiste. Po ashtu, edhe Manaj deri tani është aktivizuar në 15 ndeshje.
UZUNI-SEFERI-VRIONI
Pas dyshes së mësipërme, vijojnë Myrto Uzuni me 6 gola të realizuar në La Liga për 19 ndeshje të luajtura në total. Me të njëjtin numër golash është edhe Taulant Seferi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi luan për fanellën e Bani Jas me një vit huazim nga Vorskla Poltava në Ukrainë. Xhakomo Vrioni, edhe pse ka përfunduar kampionatin në SHBA, arriti të shënonte 6 herë për Nju Inglandin.
DAKU-SADIKU
Në Rusi Mirlind Daku ka shënuar 4 herë deri tani për Rubin Kazanin, ndërkohë 3 gola ka Armando Sadiku në Indi për skuadrën e tij Mohun Bagan, gjithmonë duke iu referuar golave në kampionat.
BROJA-ÇUNI
Sa i përket Armando Brojës, ai ka shënuar vetëm 1 herë në kampionat, kjo edhe prej mungesës së gjatë nga dëmtimi, por edhe Marvin Çuni i Frozinones në Serinë A ka vetëm një gol këtë sezon, atë perlë të realizuar me thembër kundër Empolit.
