SPORT, 7 Qershor 2022, 22:30

Një tjetër kombëtare i bashkohet Botërorit, Australia pret biletën për në Katar

Një tjetër kombëtare i bashkohet Botërorit, Australia pret

Australia ka triumfuar me rezultatin 1-2 në ndeshjen “play-off” kundër Emirateve të Bashkuara Arabe për një vend në Botëror.

Sfida u luajt në Katar si rregull i fushës neutrale në të tilla ndeshje me një takim, në një sfidë ku Australia e siguroi fitoren vetëm në fund pas golit të Hrustiç, i cili ndryshoi shifrat që deri në atë moment ishin ndalur në baraspeshë.

Botërori njeh kështu një tjetër skuadër pjesëmarrëse, me Australinë që ja doli me sukses të presë një biletë për në Katar.

Emiratet e Bashkuara Arabe 1-2 Australi

57′ Kanedo/ Irvin 53′, Hrustiç 84′