TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri, ka mundur me rezultatin 1-0 Romën dhe ka siguruar biletën për në katërshen e ekipeve më të mira.
Ashtu siç ndodh shpesh në derbit e kryeqytetit, sfida ka qenë shumë e luftuar dhe e tensionuar, por pa prodhuar shumë raste për shënim nga skuadrat të cilat sidomos në pjesën e parë, thuajse nuk tentuan asnjëherë portën.
Në pjesën e dytë, ishte Lacio që e nisi më mirë me aksione të vrullshme dhe fitoi shpejt penallti pas një faulli të shkaktuar nga debutuesi Huijsen. Zakanji nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dha avantazhin lacialëve, të cilët më pas mbrojtën me kujdes çdo hapësirë dhe siguruan fitoren që i kalon në turin tjetër të aktivitetit.
Sfida u mbyll me një tufë kartonë të kuq për shkak të përplasjeve të lojtarëve me Pedron që la i pari fushën e lojës për Lacion, ndërsa më pas ishte Azmun për Romën, i shoqëruar nga Mançini pas vërshëllimës përfundimtare për protesta ndaj gjyqtarit.
LACIO-ROMA 1-0
51′ (p) Zakanji.