SPORT, 26 Dhjetor 2023, 20:34

Një gol në fillim dhe një në fund, Liverpuli triumfon në transfertë me Bërnlejn dhe merr kreun e Premier Ligës

Një gol në fillim dhe një në fund, Liverpuli triumfon

Liverpuli është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur në transfertë Bërnlejn 0-2 në atë që quhet “Boxing Day”.

“Reds”-at e Jyrgen Klop e nisën mjaft mirë takimin, duke gjetur rrjetën me Darvin Nunjez në minutën e 6’.

Ata shënuan dhe dy herë të tjera me Gakpo dhe Eliot, por një herë gjyqtari dhe njëherë VAR-i i prishën festën të besuarve të Klop.

Gjithsesi për të vulosur pikët mendoi Diogo Zhota, i cili shënoi në minutën e 90’ dhe i dha goditjen e “KO” ekipit të Vinsent Kompani.

Kështu Liverpuli merr kreun e kampionatit momentalisht, duke parakaluar kështu Arsenalin.

REZULTATI:

BËRNLEJ 0-2 LIVERPUL

Nunjez 6′, Diogo Zhota 90′.