SPORT, 2 Dhjetor 2023, 17:52

Një fotografi para shortit të Euro 2024, Presidenti Duka “bekon” Shqipërinë: Shpresoj të kemi fat

Një fotografi para shortit të Euro 2024, Presidenti Duka

Presidenti i FSHF, Armand Duka, trajneri i Shqipërisë Silvinho dhe një pjesë e stafit të kombëtares gjenden në Hamburg, ku Shqipëria mëson sot pasdite rivalët që do ketë përballë në Euro 2024.

Presidenti Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i uron fat kuqezinjve.

“Me trajnerin Sylvinho & stafin e FSHF në Hamburg para shortit të finaleve të Euro “Gjermani 2024”. Uroj të kemi fat dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë” – Shkruan Duka.