SPORT, 31 Korrik 2022, 17:59

Një ditë pas ndeshjes, gjendet i vdekur në makinën e tij portieri 19-vjeçar

Një ditë pas ndeshjes, gjendet i vdekur në makinën e tij

Futbolli i Bosnje-Hercegovinës u trondit nga lajmi për vdekjen e Mate Matic, portierit 19-vjeçar të HNK Mladost Domaljevac. Djaloshi u gjend i vdekur pranë një diskoteke në Orsaje.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

“Sot do të mbahet mend për humbjen e një shpirti të ri, një anëtar i klubit tonë, një anëtar i ekipit tonë dhe një person që, që kur ishte fëmijë, zbukuroi fushën tonë dhe portën tonë. Një mëngjes i zi zbardhi fshatin tonë.

Faleminderit, Mato, për çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje që ke luajtur dhe çdo minutë që ke kaluar me ne.

Do ta kemi të vështirë ta përballojmë faktin që ju jeni larguar, por do të mbeteni me shumë kujtime, shumë të qeshura dhe momente të bukura.

U prefsh në paqe engjëll”, thuhet midis të tjerasg në njoftimin e klubit.

Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes.