SPORT, 30 Mars 2024, 23:31

Një brazilian bën heroin ndaj Las Palmasit, Barcelona mban gjallë shpresat për titullin

Një brazilian bën heroin ndaj Las Palmasit, Barcelona mban gjallë

Barcelona arriti një fitore të vyer ndaj Las Palmasit me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të La Ligës.  

Katalanasit iu falën golit të brazilianit Rafinja në minutën e 59-të, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin.  

Falë këtij suksesi skuadra e Ksavit, ka ngushtuar diferencën në 5 pikë nga kryesuesit e Realit që kanë një ndeshje më pak. Madrilenët do të përballen ditën e nesërme me Atletiko Bilbaon. 

Vlen të theksohet fakti se për Barcelonën kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat, me katalanasit që do tentojnë deri në fund të shqetësojnë Realin dhe pse jo ta surprizojnë.

Një brazilian bën heroin ndaj Las Palmasit, Barcelona mban gjallë