TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deri në verën e kaluar, ai kishte luajtur vetëm dy ndeshje në Kupën e Italisë me skuadrën në fjalë, ndërsa edhe te përfaqësuesja Shpresa e kishin grumbulluar duke e mbajtur në stol. Por gjithçka ka ndryshuar me shumë shpejtësi për të, pasi ai arriti të fitonte vendin në radhët e skuadrës së Empolit dhe tashmë është në radarët e Interit që është gati të blejë futbollistin.
Negociatat mes klubeve për transferimin e 20-vjeçarit vazhdojnë, por mësohet se ai ka gjetur edhe akordin e tij me zikaltrit për kontratën e re. Mediat italiane raportojnë që Asllani do të përfitojë 1,2 milionë euro në sezon, për një kontratë pesëvjeçare, me Interin që e sheh atë zëvendësuesin ideal të Brozoviç dhe emrin që do ta zëvendësojë herët apo vonë në formacionin titullar.